Kalo te lënda

‘Porti i harruar’

Porti i Shëngjinit vështirë se do të bëhet ndonjëherë zyrtarisht pronë e Kosovës, ashtu si pati premtuar Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Për këtë projekt ende nuk është bërë asgjë konkrete sa i përket bartjes së pronësisë dhe investimeve nga të dyja palët. E derisa Kosova duket se e ka harruar Shëngjinin, Qeveria shqiptare ka filluar të investojë vetë në modernizimin e këtij porti jo vetëm për mallra, por edhe për jahte të turistëve.

Në Ministrinë e Infrastrukturës, siq shkruan Express e pranojnë se për këtë projekt nuk po bëhet asgjë konkrete.

“Përveç gatishmërisë së shprehur nga Qeveria shqiptare për ofrimin e portit të Shëngjinit Republikës së Kosovës dhe interesit të shprehur nga ana e Qeverisë së Kosovës për këtë mundësi të ofruar, nuk ka një akt të shkruar, nuk ka një marrëveshje, apo bartje pronësie, ndonëse në takime zyrtare është diskutuar si mundësi e realizimit të saj”, tregon Lah Nitaj, këshilltar për medie në Ministrinë e Infrastrukturës./Indeksonline/