Kalo te lënda

Një i vrarë e një i plagosur, vetëdorëzohet dorasi

Një i vrarë e një tjetër i plagosur është bilanci i një konflikti me armë, që ndodhi dje pasdite në rrugën magjistrale Prishtinë–Mitrovicë, në fshatin Babimoc, komuna e Obiliqit. Policia, përmes një njoftimi për medie bëri të ditur se në këtë përleshje mbeti i vrarë M. Rashica, mashkull, 28 vjeç, kurse u plagos rëndë M.Rashica, 65 vjeç (babë e djalë).

Viktimat u qëlluan nga persona të dyshuar me disa të shtëna në veturën me të cilën po udhëtonin. Paraprakisht atyre u ishte pamundësuar lëvizja me veturë nga të dyshuarit.

I plagosuri, M. Rashica, aktualisht gjendet në QKUK nën trajtimin e vazhdueshëm mjekësor.

Ndërkohë, policia ka identifikuar autorët e dyshuar të këtij krimi: Xh. Menxhiqin, 59 vjeç, i cili ishe larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, porse në mëngjesin e sotshëm është vetëdorëzuar në polici, si dhe A. Menxhiqi, 27 vjeç,  i cili është në arrati.

Policia dyshon se këta dy janë personat kryesor të implikuar në këtë rast.

Policia ka bastisur dhe kontrolluar disa shtëpive ku dyshohej se fshiheshin gjurmë të këtij krimi. Me këtë rast gjeti dhe konfiskoi  një pushkë automatike AK-47, një  karikator, si dhe tetëmbëdhjetë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Aktualisht policia po punon me intensitet të shtuar për të hetuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që ndërlidhen me rastin. Ndaj të dyshuarit të vetëdorëzuar është shqiptuar masa e arrestit policor.