Kalo te lënda

Ndalni persekutimet e serbëve në Kosovë

Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, i ka bërë thirrje komuniteti ndërkombëtar që të ndalojë persekutimin e të kthyerve në Kosovë. Ky reagim vjen pas raportimeve se është bërë një përpjekje për vrasjen e një të rikthyeri nga Serbia në fshatin Zaç.

“Duke iu referuar përpjekjes për vrasjen e Vlko Komatovic në fshatin Zaç,ne bëjmë thirrje që të kryhen hetimet dhe kryerësit e këtij akti të dënohen si dhe emrat e tyre të bëhen public”, thuhet në reagim të kësaj zyre, transmeton Tanjug.

“Goditja ndaj komunitetit të rikthyer të cilët janë gra e fëmijë është një shpresë për të jetuar në copën e tokës së vet. E drejta për tu kthyer nuk u është mohuar asnjë familjeje shqiptare, atëherë pse një e drejtë e tillë duhet tu mohohet familjeve serbe”, vazhdon më tutje deklarata.

Në këtë reagim, nënvizohet që komuniteti ndërkombëtar duhet ti marrë këto raste në dorë,të jetë i paanshëm dhe të mos diskriminojë askënd dhe jo vetëm për të kthyerit por edhe për një jetë më të lirë dhe siç thuhet pa frikë.

“Edhe një herë, ne nënvizojmë se që nga ardhja e forcave ndërkombëtare në territorin e Kosovës rreth një mijë serbë janë vrarë dhe për më keq, këto vrasje nuk janë zbuluar dhe kryerësit e tyre nuk janë dënuar asnjëherë”, përfundon deklarata./Indeksonline/