Mbi 67 për qind e qytetarëve nuk i besojnë Qeverisë
Mbi 67 për qind e qytetarëve në Maqedoni nuk i besojnë Qeverisë, bën të ditur anketa më e re e Euro Barometër.
Anketa e publikuar më 27 korrik bën të ditur gjithashtu se vetëm 30 për qind i besojnë dhe kanë mendim pozitiv për Qeverinë. Në anketën e parafundit mosbesimi i qytetarëve ndaj Qeverisë ka qenë 60 për qind, ndërsa tani ka shënuar rritje për më shumë se 7 për qind.
Parlamenti është institucioni me mosbesim më të lartë nga ana e qytetarëve, ashtu që 69 për qind nuk i besojnë legjislativit, ndërsa 31 për qind kanë mendim pozitiv.
Anketa bën të ditur edhe për situatën financiare dhe standardin jetësor të qytetarëve, ku 41 për qind prej tyre mendojnë se situata do të përkeqësohet gjatë muajve të ardhshëm. (INA)