Kalo te lënda

KFOR-i liron rrugën alternative në veri

Pjesëtarët e KFOR-it, pas një bllokade prej dhjetë ditësh, kanë liruar për qarkullim rrugën alternative përmes Tresavës, në kufirin Kosovë-Serbi në veri të Kosovës dhe atje tashmë lirshëm qarkullojnë kamionët dhe automjetet e tjera të rënda, njoftojnë mediat serbe.

Kryetari i ilegal i komunës së Leposaviqit, Dragisa Vasic, i ka thënë agjencisë serbe “Beta”, se komunikacioni në rrugën alternative po zhvillohet normalisht dhe kjo ka bërë që serbët të heqin barrikadat në rrugën magjistrale ndërmjet pikë kalimit kufitar në Jarinë dhe punktit policor në Rudnicë.

“Serbët, që  mbanin në bllokuar njërën korsi të rrugës, ndërmjet Jarinës dhe Rudnicës, tashmë kanë hequr pengesat nga rruga dhe aty komunikacioni zhvillohet normalisht për të gjitha automjetet “, ka thënë Vasic.

Kamionët me mallra që hyjnë nga Serbia shfrytëzojnë rrugët alternative për të shmangur pagesën e taksës doganore. /Telegrafi/