Kalo te lënda

Vrasje dhe vetëvrasje në uzinën e armëve në Poliçan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në uzinën e armëve në Poliçan mëngjesin e sotëm, ku shefi i repartit të uzinës së armëve Vladimir Guri është vrarë.

Burime zyrtare nga policia thanë për noa, se autori i vrasjes është identifikuar si Gëzim Dervishi i cili pasi ka qëlluar mbi Gurin ka vrarë edhe veten.

Lidhur me këtë ngjarje, uniformat blu kanë mbërritur në vendin krimit, për të hedhur dritë mbi arsyet e vrasjes dhe vetëvrasjes brenda uzinës.

Paraprakisht dyshohet se shkak për këtë ngjarje të rëndë të ketë qenë një konflikt mes autorit dhe shefit të repartit./Indeksonline/