Kalo te lënda

Në Rugovë u hap kampi i fëmijëve nga diaspora

Në kompleksin turistik “Rugova kamp” në Malaj u hap kampi i fëmijëve nga diaspora.  Ky aktivitet, që organizohet nga Ministria e Diasporës, zgjat deri më 14 gusht. Në kuadër të tij organizohet edhe shkolla verore “Ta njohim atdheun”.

Në shkollën verore për nxënës nga diaspora përfshihen nxënës me moshë 12-16 vjeç dhe ajo zgjat 9 ditë.

Në grupin e parë përfshihen 25 nxënës nga diaspora, nga data  6 gusht deri më 14 gusht  2012, aq sa edhe në grupin e dytë./Indeksonline/