Kalo te lënda

Moment historik, Curiosity zbriti në Mars (Video)

Robot Curiosity i NASA-s ka zbritur sot në Mars, ku do të fillojë misionin dyvjeçar për të gjetur prova se në planetin e kuq dikur kanë ekzistuar kushtet e jetesës, kurse në Tokë kanë arritur pamjet e para të regjistruara nga roboti.
“Nuk mund ta besoj. Kjo është e pabesueshme”, tha Allen Chan, zëvendës i udhëheqësit të ekipit për nisjen e Curiosity, kur në Tokë arritën imazhet e para të një terreni shkëmbor.

Në njërin prej tyre shihet rrota e fluturakes, kurse zbritja e robotit në mars ka mundur të përcillet në transmetim të drejtpërdrejtë.

Presidenti amerikan Barack Obama, ka përshëndetur sot uljen e suksesshme të robotit Curiosity në Mars, duke thënë se kjo është një arritje shumë e rëndësishme teknologjike.

“Zbritja e me sukses e Curiosity, laboratorit më të sofistikuar shkencor, i cili ka ateruar ndonjëherë në një planet tjetër, paraqet një arritje të jashtëzakonshme teknologjike, që do të shërbejnë si krenari e kombit në një të ardhme të largët”, tha Obama, transmeton AFP.

Fluturakja Curiosity, makina më e madhe dhe më ambicioze që ndonjëherë është lansuar në gjithësi, ka ateruar nga Toka në nëntor të vitit të kaluar dhe ka bërë një rrugë të gjatë prej 560 milionë kilometrash.

Roboti Curiosity, që është i njohur si laborator shkencor i Marsit, është i pajisur me instrumente për testimin e shkëmbinjve në kraterin Gejl, njërin nga thellësitë më të mëdha në Mars, në kërkim të treguesve të mundshëm se në atë planet dikur kanë jetuar mikroorganizmat.

Misioni Curiosity (kurioziteti), kushton 2,5 miliardë dollarë, kurse sonda është më e sofistikuara që deri tash ka zbritur në Mars. Ajo bart pajisje shumë të zhvilluar për analizën e shkëmbinjve në Mars.

Sonda peshon 900 kilogramë dhe është i një madhësie të një automobili të terrenit.

http://www.nasa.gov/mission_pages/mars/main/index.html

http://www.nasa.gov/mission_pages/mars/main/index.html