Kalo te lënda

LDK e AAK: Imune ndaj presionit ndërkombëtar

Dy partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kanë garantuar Lëvizjen Vetëvendosje, se nuk do t’i dorëzohen presionit ndërkombëtar për bisedimet me Serbinë.

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se subjekti që drejtohet nga Albin Kurti, nuk ka nevojë që t’i dërgojë thirrje LDK-së për punën e bisedimeve politike me Serbinë, shkruan koha.

Ajo ka thënë se asnjë presion nga askush nuk mund të bëjë që kjo parti të bëhet pjesë e ndonjë trupi që do të negocionte temën e veriut.

E të sigurt që nuk do të hyjnë në “valle” për veriun janë shprehur edhe AAK-ja.

Anëtari i kryesisë së AAK-së Besnik Tahiri, ka thënë se kjo parti “veç nëse e merr tupanin për ta rrahur dhe për të treguar që nuk e ka në plan që të hyjë në koalicion me PDK-në për të negociuar veriun”./Indeksonline/