Kapen 600 litra naftë të kontrabanduar
Dogana e Kosovës, sot në orët e mëngjesit e ka parandaluar një tentim të kontrabandimit të naftës.
Dogana njofton se njësitet e doganës dhe task forcës kanë vërejtur se një automjet i llojit Opel Askona ngjyra e kuqe udhëtonte nga drejtimi i Mitrovicës dhe papritmas ndryshon drejtimin duke u futur në rrugët sekondare.
Njësitet janë vëne në ndjekje ku edhe pas kërkimeve kanë arritur ta lokalizojnë këtë automjet.
Pas kontrollës së automjetit sipas tij u konstatua që në automjet kishte të ngarkuar 33 bidonë me naftë, në total sasia që tentonte të kontrabandonte ishte 594 litra naftë.
Dogana njofton se është konfiskuar gjithashtu edhe automjetin pasi që i njëjti ishte nuk ishte i zhdoganuar./Indeksonline/