Kalo te lënda

Edhe tre gazetarë në listën e ish-spiunëve Maqedonas

Komisioni për hapjen e dosjeve në Maqedoni publikoi sot emrat e 12 ish-spiunëve të tjerë, në mesin e tyre edhe tre shqiptarë.

Në faqen zyrtare të Komisionit shtetëror për dosjet janë nxjerrë vetëm emrat në regjistrin e personave që kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën, raporton Ina.

Në mesin e emrave të publikuar, por pa dosjet e tyre janë: Trendafil Ivanovski (kryetari i deritanishëm i Gjykatës Kushtetuese), Milenko Gaber (ish-drejtori i Entit për Punësim), Gjorgji Prculovski (ish-kryetari i Resnjës), Mihail Andreev ( ish-drejtor), Kire Jançev (ish-drejtor), Branko Temov, Petar Celakovski (ish-drejtor i Qendrës Kulturore Manastir), Kiro Dojçinovski (ish-deputet), Stojan Çaminski.

Në listën e publikuar janë edhe tre shqiptarë, gazetarë: Hisen Shaqiri (gazetar në Radiotelevizionin e Maqedonisë), Rexhep Zllatku (gazetar dhe ish-ministër i Informatave) si dhe Mustafa Spahiu (gazetar në Radio Shkupi)./Indeksonline/