Shfrytëzohet për përfitime materiale
Tragjedia e Restelicës, e cila ndodhi në muajin shkurt të këtij viti, si duket është keqpërdorur nga disa njerëz për përfitime materiale.
E gjyshi i vajzës së vogël, e cila i mbijetoi tragjedisë, Amsera Reka, Kamer Balje ka thënë se dikush e shfrytëzoi tragjedinë për përfitime materiale, transmeton KTV.
Ai ka thënë se dyshon së dikush ka mbledhur para në emër të familjes së tij për të ndihmuar famlijet që përjetuan tragjedinë.
Policia është shprehur e gatshme që të merret me këtë rast.
Merret vesh se në fshatrat afër Restelicës, disa njerëz kanë tentuar ta keqpërdorin këtë tragjedi për të fituar materialisht./Indeksonline/