Serbët ”ozurpojnë” Jarinjen, bllokojnë kalimin e mallrave
Dhjetë kamionë transportues janë parkuar sot në zonën neutrale midis pikëkalimit kufitar në Jarinje dhe pjesës serbe.
Ata kanë parkuar në njërin shirit të rrugës me dy korsi në aksin rrugor Rashkë-Leposaviç, ku, siç raportojnë mediat serbe, serbët janë duke bërë roje natë e ditë, duke penguar kështu lëvizjen e mjeteve transportuese me mall komercial, të cilat provojnë të kalojnë legalisht nëpër pikën kufitare.
Serbët, në zonën neutrale kanë vënë barrikadë për mjetet transportuese në fund të muajit të kaluar, të pakënaqur me lëvizjen e mjeteve transportuese të cilat transportonin mall komercial, duke përdorur pikëkalimet legale kufitare, akt ky që sipas barrikaduesve paraqet instalim dhe njohje të institucioneve të Kosovës.