Kalo te lënda

“Mortaja e bardhë” shkatërron Serbinë dhe Kroacinë

Vendet më të populluara të ish-Jugosllavisë – Kroacia dhe Serbia po ballafaqohen me rënie të lartë të natalitetit .

Sipas statistikave zyrtare, numri i popullsisë dikur i shteteve më të mëdha për nga numri i banorëve të krijuara me shkatrrimin e ish-Jugosllavisë është në rënie.

Statistikat kombëtare të Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kroacisë, nga aspekti nacional edhe më homoxhene, tregojnë se të dy vendet po përballen me shkallë shumë serioze negative të rritjes natyrore të popullsisë , lajmëron agjencia e lajmeve Anadolia (AA).

Në Serbi jetojnë 7,241,295 njerëz. Në këtë vit kishte një rritje negative të shtimit natyror prej 4.8 për qind. Ky trend ka vazhduar nga viti i kaluar edhe në këtë vit.

Prandaj, në ekpozenë, me rastin e emërimit të qeverisë së re serbe, kryeministri serb Ivica Daçiq paralajmëroi se një nga detyrat e para të administratës së tij do të jetë lufta me “murtajën e bardhë”.

Në Republikën Serbe shtimi është është negativ, ndërsa në Federatën e BiH është pozitiv

Në të njëjtën kohë, Republika e Kroacisë, e cila në vitin 2010 ka pasur 4.418 milion banorë, ka shënuar një rritje negative të popullsisë për dy për qind.

Trendit negativ të rritjes së popullsisë nuk i ka shpëtuar as Bosnja dhe Herzegovina (B dhe H), shteti i tretë në rajon për nga numri i popullsisë, e që vlerësohet të ketë rreth 3.839.737 banorë.

Bosnja dhe Hercegovina në vitin 2010 ka shënuar rritje negative të popullsisë prej 0.4 për qind, nga kjo Republika Serbe (RS) ka shkallë negative, ndërsa Federata e B dhe H ka shkallë  pozitive .

Demografët në Republikën Serbe argumentojnë se popullsia e këtij etniteti gjatë një viti  reduktohet për aq sa një komunë e vogël, gjegjësisht për rreth tre mijë banorë.

Vitin e kaluar popullsia e RS ka pas një rënje prej 2.9 për qind.

Në Federatën e B dhe H, situata është dukshëm më ndryshe.

Sipas vlerësimeve zyrtare, në Federatën e B dhe H jetojnë rreth 2.3 milionë banorë dhe shënon  një rritje të vogël të popullsinë me një normë prej 0.6 për qind (të dhënat nga 2011.).

Rritje pozitive natyrore, sipas shifrave të fundit, është shënuar në kantonin e Tuzllës (TK). Kantoni i Sarajevës (KS) disa vjet me radhë ka një trend negativ, ndërsa në Gorazhdë vitin e kaluar është shënuar “mesatarja  evropiane”, gjegjësisht zero rritjes të numrit të popullsisë .

Shkalla më e lartë e lindjeve në Kosovë

Në krahasim me Serbinë , Kroacinë dhe një pjesë të Bosnjës, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, sipas statistikave tregojnë se popullsia e këtyre vendeve është në rritje.

Kosova sipas regjistrimit të fundit të popullsisë ka rreth 1.733 872, dhe sipas të dhënave të fundit zyrtare nga vit 2010, kishte një rritje të popullsisë prej 12 për qind.

Sa për ilustrim, po japim disa të dhëna krahasuese sipas vlersimeve të vitit 2010.

Struktura moshore e popullsisë në Serbi sipas vlerësimëve është :

Nga mosha 0-14 vjet : 15,2 % (në Kosovë27.2%),

nga 15-64 vjet : 68,1 % (në Kosovë 66.1%).

Ndërsa 65 vjeç e më tepër: 16,6 % (në Kosovë 6.7%)

Përqindja e lindjeve në krahasim me vdekjet në Mal të Zi në vitin 2010, si shtet  me numër më të vogël të banorëve në ish-Jugosllavi, ishte më e lartë për 2.9 për qind. Nataliteti në Maqedoni në të njëjtën periudhë ishte 1.6 për qind.

Edhe pse ka një trend pozitiv, maqedonasit dhe malazezët në vitet e fundit ka shënuar një rritje të ngadaltë të popullsisë.

Kështu, shtimi natyrorë në dekadën e fundit në Maqedoni është zvoglu për dy përqind, sepse në vitin 2001, krahasuar me 1.6 për qind në vitin 2010, ishte 3.6 për qind.

/Ismet Azizi/