Maqedoni, reagime për publikimin e dosjeve
Shqiptarët e shpallur si ish-spiunë nga Komisioni për Hapjen e dosjeve në Maqedoni kanë reaguar duke theksuar se bëhet fjalë për skenare hakmarrëse politike.
Mahi Nesimi, gazetari i njohur nga Tetova përmes në reagimi me shkrim ka reaguar ndaj publikimit të dosjes së tij dhe shpalljes si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete në të kaluarën. Nesimi në letrën drejtuar mediave ka thënë se kohë më parë ai ka fituar procesin gjyqësor kundër Komisionit në Gjykatën Administrative, pasi ai kishte marrë vendimin e Komisionit se ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete.
“Ky vendim i shpalljes është i pavlefshëm dhe tendencioz, sepse unë kam fituar kundër këtij ligji dhe bëhet fjalë për akuzë dhe dokumente nga ky komision që janë tendencioze dhe të pavërteta. Por, regjimi aktual do që me do kusht të orkestron gjithë procesin me qëllim që të mbrojë bashkëpunëtorët nga radhët e veta. Megjithatë do të vijë koha kur e vërteta për të gjithë këtë që ndodhë tani do të dal në sheh”, ka theksuar për INA, gazetari Mahi Nesimi, i njohur me postet udhëheqëse në Radio Shkupi në gjuhën shqipe dhe ish-gazetën “Flaka e Vëllazërimit”.
Reagimet e tyre përmes mediave i kanë bërë edhe Sefedin Haruni, ish-kryetari dhe ish-deputeti i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), i cili është shpallur si ish-spiunë me misionin e tij gjatë periudhës si studentë në Zagreb. Haruni ka theksuar se është viktimë e këtij sistemi aktual politik që ka në shënjestër personalitete shqiptare për ti denigruar, derisa në anën tjetër mbrohen bashkëpunëtorët e vërtetë. Haruni në dosjen e tij evidentohet si ish-spiunë me nofkën “Izvor”, i cili kishte kryer misionin e spiunimit të studentëve shqiptarë në Zagreb dhe më pas aktivitete tjera për lëvizjet politike ilegale shqiptare.
Reagime të ashpra kundër dosjeve kanë pasuar edhe nga personalitetet e shpallura maqedonase, ndër të cilët është edhe regjisori dhe kryetari i Fondacionit Shoqëria e Hapur – Soros në Maqedoni. (INA)