Kuçi: S’ka zgjidhje dualiste për serbët e veriut
Koncesionet për veriun shihen si rrezik për shembje të sistemit demokratik në vend.
Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i shpërfillë të gjitha strategjitë për integrimin e veriut që mund të bëhen nga qarqe të ndryshme ndërkombëtare, e që nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi është zotuar se serbëve të veriut nuk do t’u jepet asgjë më shumë se serbëve që jetojnë në anët tjera të Kosovës, shkruan koha.
Kuçi ka përjashtuar mundësinë që serbëve të asaj ane t’u garantohen ulëset në Kuvend.
Por nëse Qeveria lëshon pe, përfaqësues të opozitës druajnë se Kosova do ta pësojë fatin e Bosnjës dhe të shumë vendeve të Lindjes së Mesme./Indeksonline/