Genta: Ishte zënkë, jo rrahje
Këngëtarja Genta Ismajli është prononcuar për Express në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar të shtunën se ajo është rrahur nga DJ i saj personal.
Këngëtarja ka thënë se të gjitha ato që janë shkruar nëpër portale nuk janë lajme të sakta.
Genta thotë se është një çështje e brendshme por fatkeqësisht nga persona te papërgjegjshëm në media është shpikur më shumë së çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
“Ishte vetëm një zënkë e vogël prej të cilës DJ është pushuar nga puna dhe për këtë ndoshta edhe janë shtuar fjalë për emër apo për interesa tjera personale”, ka thënë Genta për Express.
Gjithashtu ajo është e çuditur se edhe emrat që janë interpretuar në atë lajm nuk janë të saktë gjë që edhe njëherë, sipas saj, “tregon jo profesionalizmin e gazetarëve të cilët vetëm ngutën të shkruajnë pa fakte”.
Pos kësaj, kjo zënkë nuk ka ndodhur fare në sy të publikut por krejtësisht jashtë saj, ka thënë Genta. /express/