Berisha: 6 gushti, ditë historike
Një ditë përpara seancës plenare të Kuvendit të Shqipërfisë, të njoftuar nga mazhoranca për votimin e heqjes së imuniteteve, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka cilësuar si ditë historike 6 gushtin. Ai ka thënë se ndryshimet kushtetuese që propozon, Edi Rama janë përpjekje për të vendosur diktatin e pakicës mbi shumicën.
“Më datën 6, në Parlament është një votim historik, sepse votohet për heqjen e imunitetit të ministrave, të qeveritarëve, të deputetëve, të gjyqtarëve dhe kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme për luftën kundër korrupsionit. Në të vërtetë imuniteti është një mur që pengon luftën e korrupsionit të këtyre zyrtarëve sepse dekurajon prokurorinë, për të nisur hetimin ndaj një njeriu që është me imunitet”, ka thënë Berisha, transmeton TCH.
Duke iu referuar kundërshtarit të tij kryesor politik, liderit të PS-së, Edi Ramës, kryeministri ka thënë refuzimi i tij është jashtëzakonisht absurd.
“Sepse duke ditur që nuk fiton dot në 2013, tani kërkon një Kushtetutë që të bëjë më pushtet pakicën, por kjo thyen rregullin më themelor të sistemit demokratik, sipas të cilit shumica qeveris, pakica kontrollon”, ka thënë ai. /Telegrafi/