Kalo te lënda

Aksident rrugor në aksin Elbasan-Peqin, 8 të plagosur

Tre automjete janë përfshirë në një aksident, mesditën e së dielës në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Burime nga policia bëjnë të ditur se si pasojë e përplasjes janë plagosur 8 personat që udhëtonin me tre mjetet e aksidentuara.

Mësohet se një makinë tip ‘Reno’, me targa CH 277 GV, që drejtohej nga Eduart Çuhaj, u përplas me automjetin tip ‘Benz’ me targa El 1410 C, që drejtohej nga kryetari i komunës Mollas Agron Hysa dhe me kamionçinën me targa AA 052FX, duke lënë të plagosur 8 persona, 5 prej të cilëve u dërguan me urgjencë në spitalin e Elbasanit ndërsa 3 të tjerë në Peqin, njofton Bw.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar. /Telegrafi/