Kalo te lënda

Nuhi Uka, “argat” i SHIK-ut

Prishtinë, 4 gusht – Ish-kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë, Nuhi Uka, në seancën e 16 qershorit 2007 e ka njohur Shaban Sylën si person të autorizuar të Kruna Bllagojeviqit në bazë të një autorizimi që mban datën 26 qershor 2007. Kjo i bie që autorizimi është dhënë dhjetë ditë pas aktvendimit për trashëgimi. Por në aktvendim thuhet se autorizimi mban datën 5 qershor 2007.  “Koha Ditore” ka siguruar aktvendimin e 16 qershorit të Gjykatës Komunale në Prishtinë si gjykatë trashëgimore me gjyqtarin Nuhi Uka në procedurën e shqyrtimit të trashëgimisë pas vdekjes së Lubica Simiqit nga Çagllavica. Në aktvendim thuhet se e ndjera Lubica Simiq, e lindur më 4 mars 1923, ka vdekur më 26. 06. 2005. Ajo nuk ka lënë testament apo kontratë për pasurinë e paluajtshme që gjendet në zonën kadastrale Llapllasellë. Gjyqtari Nuhi Uka e kishte shpallur Kruna Bllagojeviqin, siç thuhet bijë e trashëgimlënëses në tërë pasurinë trashëgimore.

Shaban Syla është i afërm i deputetit Azem Syla. Ai po gjykohet bashkë me Bekim Sylën, Shpresim Ukën, Sadik Abazin, Driton Hajdarin e Fahredin Gashin për krime që supozohet se i kanë kryer pas luftës si pjesëtarë të Shërbimit Informativ të Kosovës. Ata janë denoncuar nga Nazim Bllaca, i deklaruar si agjent i SHIK-ut.

Më shumë lexoni sot në “Koha Ditore”