Një restorant mbresëlënës brenda në shpellë (FOTO)
Pamje fantastike mbi Adriatik, ushqim i klasit të lartë, e vetmja gjë që mungon janë muret.
Ky restorant në jug të Italisë, në Polignano a Mare, është ndërtuar brenda një shpelle, duke u ofruar një mundësi unike për të shijuar ushqimin dhe pamjen.
Restoranti Grotta Palazzese ofron ushqim deti dhe verë të mrekullueshme vendase.
Restoranti është pjesë e një hoteli me këtë emër. Ai është i hapur nga maji në tetor.








