Kalo te lënda

Londër : Amerikanët fituan kundër lituanezëve të mirë 99:94

Londër, 4 gusht – Reprezentacioni i SHBA-së në basketboll ka shënuar sot fitoren e 4-të me radhë në LO “Londra 2012”, pasi që kanë mundur Lituaninë me rezultat 99:94 (33:25, 22:26, 23:21, 21:22).

Duhet thënë se lituanezët me lojën e treguar sot kundër amerikanëve janë dëshmuar se janë një ekip i mirë, i kompozuar  dhe me individ që e njohin basketbollin. Ata gjatë tërë lojë ishin kundërshtar i denjë i amerikanëve, të cilët në ndeshjet e kaluara treguan diferencë të madhe me ekipet kundërshtare. Në fakt, ndeshja SHBA-Lituanë, vetëm në 4-5 minutat e fundit u vendos, kur basketbollistët amerikanë nisën të gjuajnë “treshet” siç dinë ata.