Kalo te lënda

Kim Kardashian: “Jam më e njohur se Aniston, Angelina Jolie dhe Paltrow së bashku”!

Kim Kardashian vazhdoi me vetëlavdërimin dhe kësaj radhe tha se fama e saj është më e madhe edhe sesa e yjeve më të mëdha të Hollivudit. “Jam më e njohur se Jennifer Aniston, Angelina Jolie dhe Gwyneth Paltrow së bashku”, tha Kim.

Kjo bukuroshe si duket nuk e kupton se famën e saj e arriti duke iu falënderuar videos porno dhe reality shout, që nuk është diçka për të cilën vlen të lavdërohesh. Edhe përkundër faktit që veten e konsideron si personin më të famshëm në botë, Kim është “e uritur” për vëmendje më të madhe, kështu që një mik i saj i afërt ia zbuloi publikut planin e saj të madh për të arritur qëllimin e vetë.

“Kim mendon se ka bërë gabim të madh që është martuar me Kris Humphries-in dhe pasi që konsideron që nuk është aq e famshme sa duhet planifikon që të martohet me reperin Kanye West dhe ta arrijë atë që donë. Dhe siç thotë ajo, nëse Angelina mund të martohet me një yll nga A-lista, atëherë këtë mund ta bëjë edhe ajo”, tha një mik i afërt i kësaj bukuroshe.

Edhe përkundër faktit që veten e konsideron si personin më të famshëm në botë, Kim është “e uritur” për vëmendje më të madhe, kështu që një mik i saj i afërt ia zbuloi publikut planin e saj të madh për të arritur qëllimin e vetë.