Kalo te lënda

Dy të vdekur në aksidentin tek Arllati

Prishtinë, 4 gusht – Dy të vdekur e tre të plagosur është bilanci i aksidentit të trafikut që ndodhi mbrëmë në udhëkryqin tek Arllati në magjistralen Prishtinë –Pejë. Polica e Kosovës njofton se në këtë aksident fatal u përfshinë dy vetura me regjistrim të Kosovës dhe me atë Zvicrës. Në këtë mbeten të vdekur  burrë e grua, njofton KTV. Policia nuk ka dhënë emrat e të ndjerëve dhe ka shtuar se plagë gjatë aksidentit kanë marrë tre fëmijë.