Kalo te lënda

“Babai na donte të vdekura”

Vetëm një javë pas prononcimit të babait të Dafina Zeqirit i cili dha versionin e tij të ndarjes nga bashkëshortja dhe vajzat e tyre, rradhën e mori motra e këngëtares Besa. Në një intervistë për Panoramën, Besa tha se babai i saj nuk është kujdesur aspak për mirëqenien e saj dhe familjes Zeqiri.

“Babai jonë asnjëherë nuk është kujdesur për ne,ai na ka dashur të vdekura kur kemi qenë bebe të vogla. Nëse kërkoni në dosjet e lëshuara nga gjykata dhe policia suedeze, mund të shihni se si Nebih Bajraktari na ka braktisë kur unë kam pas vetëm 5 muaj derisa Dafina ishte 15 muajshe”.

Ajo tha se gjithmonë me krenari thotë se nuk është vajza e tij. /indeksonline/