Ministria e Disaporrës dënon sjelljet e autoriteteve kufitare serbe
Ministria e Diasporës i dënon sjelljet e autoriteteve kufitare të Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdare, që kanë shkaktuar edhe të premten pengesa në kalimin e lirshëm të qytetarëve në të dyja anët e kufirit.
Si pasojë e tollovisë së shkaktuar me qëllim nga autoritetet serbe, rreshtat e automjeteve që hyjnë ose dalin nga territori i Republikës së Kosovës janë të gjatë.
“Gjatë njoftimeve që na japin bashkatdhetarët tanë që shfrytëzojnë këtë pikëkalim, autoritetet kufitare të Serbisë pa asnjë arsye po zvarritin punën e tyre duke shkaktuar pritje të gjata, me orë të tëra”, thuhet në njoftim.
“Edhe një herë vlerësojmë se, me këtë sjellje jo demokratike Beogradi zyrtarë po tregon se, vazhdon të vuaj nga komplekset e të kaluarës”.
Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës e dënon një sjellje të këtillë të autoriteteve kufitare të Serbisë dhe u bënë thirrje të gjitha mekanizmave ndërkombëtar që të ndikojnë tek institucionet e Beogradit që qytetarëve t’ua mundësojë lëvizjen e lirë dhe të papenguar, që është pjesë e parimeve demokratike evropiane”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/