Kalo te lënda

Milionerë “brenda natës”

Bratislav Trajkoviqi mund të jetë polici më i pasur në Kosovë falë një aktgjykimi të paligjshëm të ish gjyqtares Olga Janiqijeviq, kundër së cilës është ngritur aktakuzë këtë javë.

Një hektar e 70 arë dhe 16 metra tokë ka arritur t’i pronësojë pesë vjet më parë.

Një pjesë të kësaj toke ia ka shitur një biznesmeni shqiptar 448.000,000 euro, shkruan koha.

E gjithë vlera e tokës që ka përfituar në mënyrë të paligjshme është afro një milion euro.

Bratislav Trajkoviq, që është komandant i Stacionit policor në Graçanicë, ka arritur qëë gjithë këtë sipërfaqe toke ta qesë në emrin e tij duke e regjistruar edhe në kadastër./Indeksonline/