Lirohet Nehat Haliti
Është liruar Nehat Haliti, qytetari nga Kosova i cili ishte ndaluar në Suboticë të premten e kaluar.
Përmes një komunikate, Familja Haliti njofton se sot (e premte, 03.08.2012) në mesdite është liruar nga paraburgimi në Beograd Nehat (Neshat) Haliti.
“Ai ishte arrestuar te premten e kaluar, duke u akuzuar nga autoritetet serbe për krime lufte. Familja dëshiron të falënderojë të gjitha mediet dhe KMLDNJ – dega në Prizren, për sensibilizimin e opinionit publik rreth rastit, si dhe të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes dhe ndihmuan në këto momente të vështira, deri në lirimin e Nehatit”, lajmëron familja./Indeksonline/