Gjilanit ende i vjen era
Kreu i tanishëm i Komunës, Qemajl Mustafa, kur kishte ardhur në pushtet u kishte premtuar gjilanasve se do të largonte erën e kanalizimit, i cili vinte nga lumi Mirusha. Por, ky premtim as dy vjet e gjysmë më pas, nuk është realizuar. Mustafa thotë se “projekti madhor” tashmë ka nisur.
Banorët në disa pjesë të qytetit të Gjilanit vazhdojnë të kenë probleme me kundërmimin e rëndë që vjen nga ujërat e zeza që derdhen në lumin Mirusha.
Kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa, gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar se do të zgjidhte këtë problem. Gjatë debatit “Jeta në Komunë”, ai e ka pranuar se nuk e ka realizuar projektin e tij, për pastrimin e ujërave të zeza nga ky lumë. Mirëpo, sipas tij, realizimi i këtij projekti është në vazhdim.
“Unë nuk kam thanë që era ka me u heq shpejt. Por, kam thanë që po e nisim një projekt madhor, dhe këtë e kemi nisur në disa zona ku projekti ka përfunduar nuk ka kundërmim”, ka thënë Mustafa./Indeksonline/