Dyqani në Zvicër, elemente raciste ndaj Shqiptarëve
Popullata shqiptare që është duke jetuar në Zvicër, janë tmerruar sot me mbishkrimin e njërit nga shumë dyqaneve në Zvicër. Ky mbishkrim i lokalit “Coop”, i cili në hyrje të tij kishte vendosur pllakatin “Për mua dhe për ju, por jo për shqiptarët”, ka tronditur shumë shqiptarë që janë klientë të këtij lokali.
“Si mundet “Coop”-i ta trajtoj popullatën shqiptare kështu, duke vënë në abuzim mallin e vetë” ka pyetur kalimtarja e rastit Jeta Zeqiri një kosovare e cila ishte gërditur nga personeli i “Coop”-it.
Shqiptarët tjerë në Zvicër të cilët janë pyetur nga Presheva Jonë, kanë thënë se mbishkrimi i lokalit “Coop”, “Për mua dhe për ty, por jo edhe për shqiptarët!”, veç kësaj i është dukur edhe injorues, që mund të këtë elemente raciste, sepse në Zvicër, pos komunitetin shqiptarë ka edhe së paku 20 komunitete tjera.
Gjatë pushimit të tij drekës, një studente e re e cila kishte shkuar për të blerë drekën e saj në “Coop” para se të blejë, është i tronditur nga ky mesazh.
Këtë mbi shkrim ku fyhen shqiptarët është munduar ta mbrojë menaxheri i lokalit.
“Qëllimi ynë ka qenë që të mos i fyejmë ose të mos fajësojmë dikë me këtë afishe, por vetëm për të treguar disa rregulla tona”, ka thënë Sabine Vulic.
Qytetarët kanë deklaruar se kjo mund të ndodhë ndoshta për shkak të menaxherit, i cili sipas mbiemrit dyshohet të jetë nga shtetet sllave.
Shqiptarët në Lausanne, ku sipas statistikave janë afër dhjet mijë persona, kanë deklaruar se këmba e tyre nuk do të shkel më kurrë atje./Indeksonline/