Kalo te lënda

Boronica e mire per sherimin e disa semundjeve

Boronicat per qellime mjekesore dhe sheruese perdoren tash e 1 000 vjet, e me se shumti per permiresimin e kapilareve, gjakrrjedhjes se pamjaftueshme te neper enet e gjakut, ndihmojne te dhimbjet e ndryshme ne stomak, e permiresojne çrregullimin e shikimit, hemorroidet, si dhe ndihmojne ne sherimin e disa semundjeve te lekures.

Sipas eksperteve, boronicat jane te dobishme edhe ne lehtesimin e ciklit menstrual dhe sindromes paramenstruale.

Ekspertet sugjerojne qe boronicat t’i perdorni duke bere ushqim, si komposto, xhem, vere te embel, si dhe lengje freskuese. Per boronicat vlen te theksohet se jane shume te pasura me vitaminen C, pastaj jane burim i shkelqyeshem i sheqerit, proteinave dhe materieve minerale (kalium, natrium, mangan, krom, hekur, baker).

Ne mjekesine popullore boronica perdoret per rregullimin e nivelit te sheqerit ne gjak, si dhe ne sherimin e infeksioneve urinare. Sipas eksperteve, ajo qe eshte me shume rendesi, boronica ndihmon edhe ne permiresimin e shikimit, duke e permiresuar qarkullimin e gjakut neper vena, si dhe duke e permiresuar gjendjen e kapilareve.