Kalo te lënda

Alkooli ndihmon shoqërimin

Një studim i Universiteti të Pitsburgut ka treguar se alkooli është përbërës kryesor i shoqërimit të mirë dhe se konsumimi i matur redukton ndjenja negative ndaj të tjerëve.

Një sasi e vogël e alkoolit do ta bëjë rrethin më simpatik e më të pranueshëm, thotë studimi, gjatë të cilit njerëzit janë ndarë në grupet nga tri persona, ku asnjëri nuk e ka njohur njëri-tjetrin.

Rezultatet treguan se grupet të cilat kanë konsumuar alkool kanë krijuar më shpejtë raporte të mira, ndërsa kanë qeshur më shumë se ata që nuk kanë pirë alkool.

Pas eksperimentit, ata që konsamuan alkool kishin mendime më të mira për anëtarët e grupit sesa ata që ishin të “kthjellët”.