Publicisti Fahri Balliu pritet në Senatin Amerikan nga senatori Xhon Kerri
Në prani të një grupi të zgjeruar të senatorëve, kongresmenëve, anëtarëve të kabinetit “Obama”, senatori Xhon Kerri ka pritur botuesin Fahri Balliu, në nder të të cilit ai ka ngritur në Capitol Hill flamurin amerikan.
Takim me senatorin Xhon Kerri në Senatin Amerikan. Në Sallën Historike “mike Mansfield” në senatin amerikan, në prani të një grupi të zgjeruar të senatorëve, kongresmenëve, anëtarëve të kabinetit “Obama” u zhvillua takimi i rezervuar i zotit Balliu me senatorin Xhon Kerri. Ai iu drejtua zotit Balliu “How are you my friend Fahri?, tashmë si një mik i vjetër dhe duke e prezantuar personalisht tek të pranishmit. Me dëshirën e zotit Kerri, takimi filloi me një fotografi pranë flamurit amerikan, të cilin e valviti në Senatin Amerikan, personalisht në nderim të botuesit Balliu, në Capitol Hill, si dhe me shprehjen e kënaqësisë që zoti Balliu ishte i pranishëm në festimet për datëlindjen e mikut të tyre të përbashkët, Max Cleland. Zoti Balliu gjeti rastin të bëjë shpjegime mbi situatën politike e shoqërore në Shqipëri, dhe përsëriti me këmbëngulje ftesën për të vizituar Shqipërinë.
Bisedat dhe takimet u zhvilluan në një respekt për Shqipërinë dhe progresin e saj aktual. Ky takim i veçantë nxiti një interesim për shumë senatorë, kongresmenë dhe anëtarë të kabinetit, të cilët gjatë mbrëmjes zhvilluan biseda dhe takime të ndryshme me zotin Balliu.