Kalo te lënda

Pink Floyd të performojë në mbyllje të Olimpiadës

Rock grupi Pink Floyd do të performojë bashk me Ed Sheeran në ceremoninë përmbyllëse të Lojërave Olimpike më 12 gusht.

Pink Floyd do të performojë me Sheeran këngën “Wish You Were Here”, në ceremoninë përmbyllëse e cila po ashtu pritet të jetë madhështore.

“Unë do të jem në ceremoninë përmbyllëse, që mendoj se është ‘cool’ apo jo? Shumë njerëz mendojnë se po bëj një këngë me “The Who”, por unë nuk po e bëj këtë, unë po bëj një këngë me Pink Floyd. Unë do të bëj “Ëish You Ëere Here”, ka thënë Ed për radion australiane Nova.

Ed po ashtu konfirmoi se në ceremoninë përmbyllëse do të jetë basisti i Pink Floyd, Nick Mason, por jo të gjithë anëtarët do të jenë pjesëmarrës. Pink Floyd është grup jofunksional që nga viti 1996 edhe pse kanë marrë pjesë në disa koncerte humanitare. /Telegrafi/