Kalo te lënda

I bënë presion për rastin Limaj

Ish shefi i antikorrupsionit, Nazmi Mustafi, para prokurorit ka përmendur kërcënimet që i janë bërë gjatë hetimeve të rasteve.

Në dosjen që ka siguruar KTV-ja, Mustafi ka folur jo vetëm për rastet që hetonte, por edhe për rastet që ishin duke u hetuar nga prokuroria speciale.

Në një rast Mustafi përmendi që një person ti ketë shkuar në shtëpi natën i cili ka folur për hetimet në MTPT, dhe për ish ministrin Limaj.

“Këqyre rastin e Fatmir Limajt, është rasti në prokurorinë speciale, gjeni nëse mund ti ndihmoni”, citon ti ketë thënë dikush Mustafit.

“Ju lutem ky nuk është rasti im dhe nuk mund të ndihmojë”, ka deklaruar të ketë thënë Mustafi në dëshminë e tij.

Përderisa në një rast tjetër Mustafi ishte kërcënuar se do t’ia këpusni kokën nëse nuk di ti ndërprente hetimet. Por Mustafi thotë se nuk e ka njohur atë pasi që ishte errët./Indeksonline/