BDI e RDK përplasen për flamurin kombëtar
Pas akuzave për mungesën e investimeve në zonat shqiptare, RDK dhe BDI sot janë përplasur për përmasat e flamurit kombëtar në Republikën e Maqedonisë.
RDK thotë se partia shqiptare në pushtet e denigroi flamurin kombëtar të shqiptarëve, ndërsa kjo e fundit akuzon Rufi Osmanin për demagogji dhe populizëm.
“Sot që rrugët e Komunës së Çairit janë mbushur me flamuj maqedonas që janë për një të tretën më të mëdhenj se flamuri kombëtar shqiptar – ndryshe nga sa ishte deri para një viti – RDK shpreh keqardhjen e thellë për këtë denigrimin të rëndë që I bëhet flamurit kombëtar, bazuar në ligjin e propozuar dhe miratuar nga BDI”, thuhet në reagimin e RDK-së.
Partia e Rufi Osmani kërkon nga Musa Xhaferri dhe Abdylhaqim Ademi dy zyrtarë të lartë të Bdi-së përgjegjës për të drejtat kolketive të shqiparëve në qeverin e Maqedonisë që publikisht tu kërkojn falje shqiptarëve për dezinfomatat që ua liferonin se flamuri shqiptarë nuk do të jet më i vogël se flamurin maqedonas gjatë përdormit publik.
Nga ana tjetër partia e Ahmetit akuzona partinë e Osmani se më 28 nëntor 2011, në 99 vjetorin e Ditës së Flamurit, në qytetin të cilin e drejton ai, Komunën e Gostivarit nuk kishte asnjë flamur shqiptar.
Sipas tyre, kjo e dëshmon demagogjin e liderit të RDK-së, Rufi Osmani për flamurin shqiptar.
Në reagimin e BDI thuhet se, ligji për përdorimin e flamurit kombëtar u përshëndet nga Tirana zyrtare, bashkë me interpretimin autentik të ligjit për amnisti dhe ligjin për gjuhën shqipe.
Nga ky subjekt politik thonë se Osmani ndjehet I frustruar për faktin se asnjë lider shqiptar nuk e takon, dhe kjo e bëtë që të dalë me reagime të tilla. (INA)