Kalo te lënda

Vetëvriteti Agron S.

Të mërkurën rreth orës 14:08, është raportuar nga familjarët se në qendër të qytetit të Pejës, në banesën e tij, dyshohet që të ketë bërë vetëvrasje shtetasi Agron S. (1963). Efektivët policorë menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe Njësiti i hetimeve në Pejë dhe atyre rajonale, si dhe Krimteknika për të bërë shikimin e vendit. Është njoftuar edhe prokurori publik i çështjes dhe njësitet ende janë në vendngjarje.Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendngjarje.Hetuesit janë duke vazhduar me mbledhjen e provave dhe dëshmive nga vendi i ngjarjes nga dëshmitarët për të mësuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.