Kalo te lënda

Stefanoviq: Serbinë e pret presion i madh

Borislav Stefanoviq ka thënë se demokratët serbë janë të gatshëm të punojnë për arritjen e një konsensusi për çështjen e Kosovës.

Stefanoviq ka thënë se është i bindur se presioni ndaj Serbisë do të shtohet sa më shumë që të afrohet data e rifillimit të bisedimeve me Prishtinën.

“Presioni do të jetë që ta pranojnë Kosovën si një entitet i ndarë sa i përket energjisë, pronat e Serbisë të jenë në duart e Kosovës dhe ky është pak a shumë kodi I një dialogu që na prêt”, ka thënë ai, transmeton B92.

Ai ka thënë se situate do të vështirësohet më shumë kur të vie çështja e veriut të Kosovës.

“Kur të vie pun ate veriu i Kosovës, Serbia do të jetë nën presion që të pranojë planin e Ahtisaarit, e që për ne është i papranueshëm. Qeveria e re serbe duhet të përballet me të gjitha këto sfida”, ka thënë Stefanoviq./Indeksonline/