Presidentja po pushon në Shqipëri
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka nis pushimin vjetor.
Siç njofton Zyra e Presidencës, Jahjaga me familje ka udhëtuar të mërkurën për pushime në Shqipëri.
Ky pushim do të jetë i mirëseardhur për presidenten, e cila e ka mbështetjen e PDK-së, por është nën presionin e LDK-së që të tërhiqet nga pozita.
Sipas LDK-së, Jahjaga është zgjedhur në krye të shtetit “përkohësisht”, bazuar në marrëveshjen e arritur midis partive të mëdha parlamentare, mirëpo sipas Kushtetueses, ajo (Jahjaga) mund të qendrojë aty deri në përfundim të mandatit pesë vjeçar. /Telegrafi/