Kalo te lënda

Një operacion plastik si bamirësi për vajzën që e tallnin (FOTO)

Vogëlushja amerikane, Nadia Isle, kishte qenë viktimë e talljeve gjithmonë. Fëmijët e tjerë e tallnin për pamjen, sidomos për veshët e saj.

Por tani falë një organizate bamirësie, Nadia është transformuar përmes një ndërhyrje kirurgjikale.

Për herë të parë Nadia thotë se ndjehet e bukur.

Organizata bamirëse pagoi 40 mijë dollarë për këtë operacion, që u ndoq nga afër nga gazetari i CNN, Sanjay Gupta.

Fondacioni Little Baby Face është themeluar nga dr. Thomas Romo III, një kirurg i famshëm, me klientë pasanikët më të mëdhenj në SHBA.

Për shkak të talljeve, vogëlushja u mbyll në vetvete dhe familja nisi të shqetësohej shumë. Por ata nuk e përballonin dot koston e operacionit.

Tani ajo thotë se është e lumtur dhe shoqërohet me të tjerët.

Megjithatë ka njerëz që thonë nëse kjo është mënyra më e mirë për të bërë bamirësi.