Kalo te lënda

Mërgimtarë apo jashtëtokësor?!

Prishtina të hënën ngjasonte me zonat turistike të Italisë veriore, ku ka një shumicë autoveturash të turistëve me targa gjermane, austriake, zvicerane, franceze. Në orët e pasdites rrugët e Prishtinës u bllokuan nga frekuentimi tepër i lartë i makinave të mërgimtarëve. Këta me të mbërritur këtu po trajtohen si jashtëtokësor. Qeveria Thaçi vazhdon masat kundër mërgimtarëve. Duke grabitur nga ta 41 euro për policat e sigurimeve të automjeteve në vendkalimet kufitare. Qeveria nuk u kushton aspak vëmendje mërgimtarëve, e s’po ndërmerr asnjë veprim që atyre të mos u grabiten paratë nga çmimet e larta marramendëse të aviobiletave. Dikush ushtron monopol të biletave. E dikush përfiton, duke mos lejuar liberalizimin e konkurrencës së kompanive ajrore. Si pasojë, në fluksin e sezonit veror korrik – gusht mërgimtarët nga Evropa në Prishtinë paguajnë biletën dhjetëra herë më shtrenjtë se sa të udhëtonin në të njëjtën distancë brenda BE-së…

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.