Maqedonia është Greqi
Partia ultranacionaliste greke “Agimi i Artë” ka theksuar se Maqedonia është greke dhe se për të asnjëherë nuk do të hiqet dorë.
“Pozicioni ynë është i qartë dhe prioritet mbetet mbrojtja e historisë, atdheut dhe gjithçkaje që është Maqedoni. Maqedonia nuk është emër që duhet ti jepet dikujt. Ne nuk i`a huazojmë dhe nuk i`a japim askujt. Ajo është historia jonë, shpirti jonë, ajo është Greqi”, ka theksuar deputeti i kësaj lëvizje neonaciste, Hristos Papas.
Kjo lëvizje neonaciste kundërshton edhe emërtimet dhe propozimet si Maqedonia e Epërme apo Maqedonia Veriore.
“Emri Maqedoni nuk është emërtim gjeografik. Bëhet fjalë për territor dhe për kohë dhe paralelisht tregon se bëhet fjalë edhe për identitet dhe histori kombëtare”, ka theksuar deputeti i “Agimit të Artë”, Hristos Papas, transmeton INA.
“Agimi i Artë” ka kërkuar nga Qeveria greke që të dal në shesh dhe publikisht ti thotë popullit grek se cilët janë pozicionet rreth kontestit të emrit, për shkak se sipas tyre bëhet fjalë për një problem serioz. /Telegrafi/