Lamsdorf: Rruga e Serbisë në BE varet nga marrëdhëniet me Kosovën
I deleguar special i MPJ të Gjermanisë Nikolaus Graf Lambsdorf ka deklaruar sot se për përparim të Serbisë drejt BE është e nevojshme vendosja e marrëdhënieve afatgjata dhe funksionale me Kosovën.
“Ka paralajmërime për dialog politik në nivel më të lartë, i cili besoj të zhvillohet nën përkujdesjen e Catherine Ashton në fillim të shtatorit”, ka deklaruar Lamsdorf pas takimit me ministrin serb të Mbrojtjes Aleksandër Vuçiq.
Lambsdorf ka theksuar se Gjermania përkrah ngritjen e dialogut Beograd – Prishtinë nga ai teknik në atë politik.
“Jam habitur me disa tituj në disa medie të Serbisë lidhur me ca kushte të reja. Nuk ka kurrfarë kushtesh të reja, pro bëhet fjalë për përmbushje të kushteve të vjetra, as më shumë dhe as më pak”, ka porositur Lambsdorf.
“E dimë se është proces i vështirë dhe i gjatë dhe se disa kushte duhet përmbushur, ka thënë ai dhe ka shtuar se ka përshtypjen se udhëheqja e re e Serbisë ka për qëllim të përmbushë këto kushte”, ka thënë Lamsdorf duke përfunduar se duhet respektuar marrëveshjet e arritura dhe se duhet biseduar edhe për dy çështje teknike – telekomunikacion e energjikë që nuk janë çështje të reja. /kohanet/