Krim në familje, babai vret vajzën e mitur e më pas veten
Dukagjin- Krimi brenda familjes ka goditur sërish, këtë herë ndalesa e dhimbjes së dyfishtë është ndalur në fshatin Arrë të Dukagjinit.
Sipas të dhënave paraprake siç informon infoshqip.al, në grindje e sipër babai i moshës 45 vjeçare ka vrarë vajzën e mitur 14 vjeç dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij.
Nga ana e uniformave blu thuhet se babai vrasës u identifikua si Mirash Bregu, ndërsa vajza e mitur si Marjana Bregu.
Ndonëse ende nuk bëhen të ditura arsyet që çuan në këtë ngjarje të rëndë nga ana e policisë vijon puna për zbardhjen e plotë të saj.