Kalo te lënda

Ka filluar pushimi vjetor i Jahjagës, në Shqipëri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka nis pushimin vjetor. Siç njofton Zyra e Presidencës, Jahjaga me familje ka udhëtuar të mërkurën për pushime në Shqipëri.

Ky pushim do të jetë i mirëseardhur për presidenten, e cila e ka mbështetjen e PDK-së, por është nën presionin e LDK-së që të tërhiqet nga pozita.

Sipas LDK-së, Jahjaga është zgjedhur në krye të shtetit “përkohësisht”, bazuar në marrëveshjen e arritur midis partive të mëdha parlamentare, mirëpo sipas Kushtetueses, ajo (Jahjaga) mund të qendrojë aty deri në përfundim të mandatit pesë vjeçar.