Ja se çfarë i bën helmi i gjarprit gjakut të njeriut
Në internet po qarkullon një video nga e cila shihet qartë efekti vdekjeprurës i helmit të gjarprit. Bëhet fjalë për nepërkën Russell, helmin e së cilës shkencëtarët e kanë përzier me një decilitër të gjakut të njeriut. Pamjet janë shokuese, për vetëm disa sekonda gjaku kthehet në gjendje të ngurtë duke ‘ngrirë’, çka dëshmon se sa i rrezikshëm është ky lloj helmi për njeriun. Gati 6 milion njerëz e kanë parë këtë video në Youtube. Ky lloj gjarpri ka shkaktuar shumë vdekje nëpërmjet helmit të tij në Shri Lankë, Birmani dhe Indi. Nga ana tjetër, shkencëtarët po hulumtojnë efektet e helmit që do të mund të përdoren në shërimin e koagulimit të gjakut të njeriut