Kalo te lënda

Hakmarrja, eksploziv banesës së Mark Shkretës në Fushë Mamurras

FUSHË MAMURRAS- Një shpërthim eksplozivi është regjistruar pak
pas mesnate në një banesë në Fushë-Mamurras. Burime nga policia lokale bëjnë me
dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në banesën në pronësi të shtetasit
Mark Shkreta, vrarë pak ditë më parë në Tiranë.

Nga hetimet paraprake të
policisë dyshohet se ngjarja të ketë lidhje me hakmarrjen që ka përfshirë dy
familjet Shkreta e Llani.

Mark Shkreta, babai i dy autorëve të atentatit
të 9 qershorit në Mamurras ku humbi jetën 9-vjecari Endrit Llani dhe u plagos
rëndë xhaxhai i tij, u vra mëngjesin e 20 korrikut në kryeqytet, nga babai i
djalit të vrarë, Jetmir Llani, i shpallur në kërkim nga policia. Ndërkaq, nga
shpërthimi i ndodhur mëngjesin e sotëm, në Fushë Mamurras janë regjistruar vetëm
dëme materiale, ndërsa policia vijon hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen si
edhe për të zbuluar autorët e saj.
(m.a/News24/BalkanWeb)