Kalo te lënda

Dymbëdhjetë fshatra kërkojnë të bëhen komuna

Prishtinë, 1 gusht – Banorë nga fshatra të ndryshme të Kosovës, i janë drejtuar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), me kërkesën që lokaliteti ku jetojnë të bëhet komunë. Në këtë ministri, deri më tash janë dërguar më shumë se dhjetë kërkesa përmes të cilave grupe të qytetarëve kërkojnë që MAPL-i të përfillë kërkesat e tyre për krijimin e komunave të reja.

“Në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal kemi pranuar rreth 12 kërkesa nga lokalitete të ndryshme të Kosovës për t’u bërë komuna. Këto kërkesa kryesisht kanë ardhur nga një grup qytetarësh në formë të iniciativës, duke shprehur vullnetin e tyre”, ka konfirmuar për gazetën drejtoresha e Zyrës për Informim në MAPL, Lumnije Demi.

Kërkesë për të krijuar komuna të reja kanë bërë banorët e fshatit Reçan, Zhur, Hogosht dhe Zhegër. Mirëpo, kërkesat e tyre nuk mund të realizohen tash, meqë për këtë duhet të ndryshohet Ligji, në bazë të të cilit janë krijuar komunat e reja, shpjegon drejtoresha Demi.

Gjerësisht sot në “Koha Ditore”