Kalo te lënda

Dialogu në shtator

Fillimi i shtatorit do të jetë edhe fillimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka thënë shefi i departamentit të ministrisë së jashtme gjermane për Evropën juglindore, Nikolas Lambsdorf.

Ai ka thënë se baronesha Catherin Ashton do të marrë rolin e Robert Cooper dhe do të jetë ndërmjetësuese e këtij dialogu.

Lambsdorf po ashtu ka thënë se Gjermania mbështet dialogun Kosovë – Serbi dhe se shpreson në arritjen e rezultateve që do të kontribuonin në një bashkëpunim afatgjatë./Indeksonline/