Kalo te lënda

50 kilogram drogë në kamionin me targa KS

Policia kroate ka zbuluar rreth 50 kilogram drogë marihuanë në një autobus me targa të Kosovës në Çeglje të komunës Jasterbarsko.

Sipas autoriteteve kroate, në këtë aksion u ndalua 33 vjeçari, shtetas i Kosovës, dhe tre shtetas kroatë, të përfshirë në kontrabandimin e drogës.

Droga u gjet në autobusin e linjës Shqipëri – Itali, ku Kroacia shfrytëzohej si destinacion transitor, transmeton INA.

Policia arriti të ndalojë grupin derisa po qëndronte pranë autobusit të parkuar në këtë zonë dhe po merrej vesh rreth pranim – dorëzimit të drogës dhe parave.

Gjatë ndalimit dhe kontrollit të kryer në autobus janë gjetur 13 kg drogë marihuanë si dhe një sasi parash, ndërsa në makinën e tre kroatëve janë gjetur 38 kg marihuanë, dërgesa më e madhe që sapo ishte ngarkuar në makinë. Autoritetet kroate theksuan se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion tregun kroat dhe atë evropian./Indeksonline/